Burg deputetes së Albin Kurtit, shpërdoroi detyrën

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me tre me 3 vite burgim dhe dy mijë euro gjobë deputeten e lëvizjes Vetëvendosja, Jetmire Vrenezi, për shpërdorim detyre.

 

Sipas organit të akuzës, deputetja, në kohën kur ishte inspektore e ndërtimit në prizren, ka përdorur pozitën e saj për të shembur një ndërtesë me justifikimin që nuk ka patur lejen përkatëse.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por referuar dokumentacioneve të dorëzuara në gjykatë, pronari i objektit kishte aplikuar për legalizim, çka e bënë të paligjshme shembjen.

 

Po ashtu, është dënuar me tre vite edhe drejtori i inspektoratit në komunën e Prizrenit Imer Thaçi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";