Menjëherë pas bisedimeve maratone mes kryeministrit të Kosovës  Albin Kurti  dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë s Veriut, Bashkimi Evropian  ka publikuar aneksin e marrëveshjes për të cilën të dyja palët u pajtuan.

Në dokument thuhet se mosrespektimi  i detyrimeve do të ketë pasoja të drejtpërdrejta.

 

ANEKSI I MARRËVESHJES

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kosova dhe Serbia pranojnë se mosrespektimi i obligimeve të tyre nga Marrëveshja, Aneksi ose Marrëveshjet e Dialogut të kaluar, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE dhe për ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.”

 

Zyrtarët e bashkimit evropian kanë sqaruar se asnjë nga palët nuk do të përfitojë nga paketa financiare, pa plotësuar të gjitha pikat e dakordësuara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

ANEKSI I MARRËVESHJES

 “Për të zbatuar Nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë shpërndarje nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vëmendje të veçantë i jepet nenit 7, krijimit të asociacionit.

 

ANEKSI I MARRËVESHJES

“Për të zbatuar Nenin 7, Kosova nis menjëherë negociatat në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për përcaktimin e angazhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut, siç përcaktohet nga ndërmjetësuesi i BE-së.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Çështja e të pagjeturve nga konflikti i ’99 po ashtu është cilësuar si një ndër çështjet kryesore që duhet të trajtohet me urgjencë.

 

ANEKSI I MARRËVESHJES

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Palët pajtohen për të miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si çështje urgjente.

 

Bashkimi europian dhe shtetet e bashkuara do të monitorojnë hap pas hapi zbatimin e aneksit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhenieve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";