Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus nga 1719 testime të kryera.

Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë këtyre 24 orëve. Sipas raportimeve nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës sot janë dhënë 3658 doza vaksine.

Deri më tani prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës. Sakaq, mësohet se aktualisht 447 janë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";