Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e se martës një takim me kryetarët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

 

Pas darkës në ambientet e vilës qeveritare 30 që zgjati rreth 3 ore, liderët politik u shprehen se fokusi i diskutimeve ishte bashkëpunimi mes dy vendeve si dhe rruga e përbashkët drejt BE.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa kryeministri Edi Rama postoi një foto nga takimi duke uruar një vit të mbarë për shqiptarët kudo ku janë.

 

E vetmja parti që nuk mori pjesë në takim ishte “lëvizja besa”. Në një intervistë për vizion plus, udhëheqësi i saj, Bilall Kasami sqaroi se refuzoi të bëhej pjesë e takimit pasi ai nuk u shërben shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, por lidershipit te bashkimit demokratik për integrim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kanë kaluar 6 vjet nga hera e fundit që kryeministri Edi Rama mblodhi në Tiranë partitë shqiptare të Maqedonisë së veriut.

 

Në 29 dhjetorin e vitit 2016, kryeministri Rama u takua me krerët e partive shqiptare në vendin fqinj, takim i cili i parapriu deklaratës së përbashkët të partive politike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";