DASH: Zbatoni marrëveshjen, SHBA kërkon nga Kosova dhe Serbia angazhim serioz për dialogun

Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur i zhgënjyer në lidhje me takimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit  të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili nuk prodhoi rezultat.

 

Në  një deklaratë për mediat një zëdhënës i DASH i ka bërë thirrje dy vendeve që t’i marrin me seriozitet detyrimet e tyre për marrëveshjen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Koha po kalon. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe të mëparshme, të ndërmarra në dialog dhe me Marrëveshjen e Ohrit, duke përfshirë këtu themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne do të konsultohemi edhe me partnerët tanë evropianë për hapat e ardhshëm”.

 

Reagime ka patur edhe nga opozita  ne Kosovë. Kreu i PDK-së  Memli Krasniqi  nëpërmjet një statusi në Facebook ka kritikuar kryeministrin Kurti në lidhje me qëndrimin e tij në këtë dialog.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tani , pasi e ka kuptuar se ka gabuar, ka vendosur të bëjë lojëra fjalësh dhe hapa mbrapa. Fatkeqësisht, ky ndryshim i qëndrimit nuk do t’i kushtojë atij, por Kosovës. Kosova dhe qytetarët e saj nuk i kanë borxh asgjë Kryeministrit Kurti, aq më pak sanksionet të cilat tashmë po i vuajmë dhe të tjera që janë paralajmëruar.

 

Ndërkohë Bashkimi Europian ka hedhur poshtë deklaratën e Kurtit se gjatë takimit  në Bruksel vetëm ai ka paraqitur një propozim në tavolinë. Një  zëdhënës i BE-së ka sqaruar se në dokumentin e unionit  zbatimi i marrëveshjes do të niste me asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe paralelisht Serbia do të bënte lëshimet e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";