
Në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, u mbajt sot ceremonia e hapjes së stërvitjeve ushtarake të ushtrisë amerikane dhe NATO-s në Evropë, “Defender Europe 2023”.
Në ceremoni morën pjesë krerët e shtetit të Kosovës dhe zyrtarë të lartë.
Presidentja Osmani e quajti këtë stërvitje historike për vendin dhe ushtrinë më të re në Europë, për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
VJOSA OSMANI
AdvertisementPRESIDENTE E KOSOVES
“Ky ushtrim ndërkombëtar është një simbol i vendosmërsisë tonë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë që po sfidohet vazhdimisht. Është një kujtesë se forca jonë nuk qëndroi vetëm në fuqinë e armëve tona, por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne ndërtojmë. Së bashku ne jemi më të fortë kundrejt forcave që kërkojnë të na ndajnë, duke dëshmuar se uniteti e bashkëpunimi ynë janë çelës për një të ardhme më të sigurtë e paqësore.”
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti theksoi se “Defender Europe 2023”, është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.
ALBIN KURTI
AdvertisementKRYEMINISTER I KOSOVES
“Mbi 1 mijë e 300 ushtarak të forcave tona do të ekzekutojnë detyra stërvitore e ushtarake. Ju siguroj që do të vazhdoni të keni mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve të shtetit në ngritje dhe zhvillim profesional”
Po ashtu edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Hovenier tha se kjo stërvitje është shumë e rëndësishme, aq më tepër në një kohë kur agresioni rus ndaj Ukrainës po vazhdon.
Kosova do të jetë pritëse e “Defender 23” stërvitja më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit nga dita e sotme deri më 2 qershor.