Delta përhapet në Ballkan/ Gjermania shënjon me të kuqe Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Gjermania ka zgjeruar listën e vendeve me rrezik veçanërisht të lartë për përhapjen e koronavirusit, me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa Greqia me rajonet e Kretës dhe Egjeu Jugor do të shënjohen me të kuqe nga kjo e martë.

Sipas ministrisë gjermane të punëve të jashtme, udhëtarët nga këto vende nëse nuk janë  të vaksinuar ose të shëruar nga virusi korona, duhet të kalojnë 10 ditë në karantinë. Periudha e izolimit shkurtohet automatikisht në 5 ditë për fëmijët nën moshën 12 vjeçare dhe për të rriturit, të cilët pas pesë ditësh dëshmojnë  rezultatin negativ të testit Covid.

Një ditë më parë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 24 viktima nga koronavirusi, një shifër rekord në dy muajt e fundit. Në të gjithë vendin është kusht funksionimi i pasaportës shëndetësore, një masë e cila hyri në fuqi edhe në Kosovë, të premten.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një ceremoni të posaçme në Prishtinë, Shtetet e Bashkuara i dorëzuan Kosovës 35 mijë e 100 doza të vaksinës Pfizer kundër COVID-19, pjesë e kontingjentit prej 500 mijë vaksinash që presidenti amerikan ka ndarë për Kosovën.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken, në një postim në “Twitter” tha se dhurata përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura mes dy popujve.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";