Dendias në Kosovë/ Takohet me Osmanin dhe Kurtin, diskutohet dialogu me Serbinë dhe integrimi

Ministri grek i punëve të jashtme, Niko Dendias, po zhvillon këtë të dielë një vizitë në Kosovë.

 

Kryediplomati grek u prit fillimisht nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila vlerësoi angazhimin proaktiv të Greqisë në rajon, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

VJOSA OSMANI
PRESIDENTE E KOSOVËS

 

Diskutuam për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon. Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon, forcim të demokracisë dhe integrim të plotë në institucionet euroatlantike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas takimit me Presidentem Osman, kryediplomati grek është takuar me kryeministrin Albin Kurti me të cilin ka drekuar  në një nga restorantet në qendër të Prishtinës.

 

Më vonë, Dendias Pritet të takohet edhe me homologen e tij Donika Gërvalla.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo është vizita e tretë brenda 9 muajve e ministrit grek në Prishtinë, pas asaj të dhjetorit dhe qershorit të vitit të kaluar.

 

Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Europian, që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por qasja ndaj saj ka qenë konstruktive, e sidomos përgjatë viteve të fundit. Në takimet e tij të mëparshme, Dendias ka shprehur mbështetjen e Greqisë për rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës si dhe liberalizimin e vizave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, më herët, ministrat e jashtëm të dy shteteve kanë konfirmuar se vizitat dhe takimet e shpeshta, shërbejnë për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Greqi, sidomos në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.