29-vjeçari shqiptar i cili akuzohet se ka përdhunuar një të moshuar në Greqi, doli ditën e djeshme para Gjykatës në Rodho.
Trupa gjykuese shpalli fajtor emigrantin shqiptar dhe e dënoi atë me 13 vite burgim, nën akuzën për përdhunim ndaj një 71-vjeçareje në Patmo, ngjarje kjo e ndodhur më 9 qershor të 2023.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e të moshuarës. Ajo ka treguar para gjykatës se shqiptari hyri në shtëpinë e saj me maskë në fytyrë dhe nën kërcënimin e thikës e përdhunoi.
Pavarësisht pretendimeve të shqiptarit, gjykata greke rrëzoi kërkesën e tij për dënim më të reduktuar./vizionplus.tv.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";