Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen e një gruaje në Ferizaj të Kosovës.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet që viktima të jetë qëlluar për vdekje me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj.

Sakaq të dhënat e fundit bëjnë me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një person, i gjinisë mashkullore. Nuk dihet ende identiteti i tij.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qendrën e Punëve Sociale në Ferizaj. Autori i dyshuar për vrasjenka shkuar te Qendra e Punëve Sociale ku ndodhej ish-bashkëshortja dhe pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur. Por arratia e tij nuk zgjati shumë. Autori u kap nga policia rreth një orë pas ngjarjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ekipe të Policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në orën 15:15 kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarjeje. Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i Shtetit”, thotë policia e Kosovës./vizionplus.tv/