Protestat e dhunshme dhe trazirat e një ditë më parë në Malin e zi me rastin e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije, solli reagimin e bashkimit evropian. Zyrtarët e unionit theksuan rëndësinë e lirisë për të protestuar pa cenuar sigurinë e të tjerëve.
“Zhvillimet në Mal të Zi janë tejet shqetësuese. Liria e tubimit është e drejtë themelore e BE-së. Në të njëjtën kohë, ajo e drejtë duhet të përdoret pa paragjykuar shëndetin publik dhe në përputhje të plotë me sundimin e ligjit, rendin publik dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi”
BE apeloi qe autoritetet vendase të hetojne rastet e dhunës.
“Cilido përdorim i forcës duhet të jetë i matur dhe proporcional në secilin moment. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe presim nga organet kompetente që të hetojnë dhe sigurojnë proces të duhur gjyqësor për rastet e dhunës, si ndaj protestuesve, ashtu edhe ndaj zyrtarëve të rendit”
Ndërkohe zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic, gjatë një interviste tha se oficerët e policisë vepruan me profesionalizëm teksa sipas tij u provokuan nga protestuesit.
DRITAN ABAZOVIC
ZËVENDËSKRYEMINISTER I MALIT TË ZI
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Në përputhje me rrezikun që ekzistonte, çdo gjë përfundoi në mënyrën më të mirë. Ne bëmë çdo gjë që të jemi të përmbajtur dhe përplasjet filluan kur forcat politike të opozitës u përpoqën të depërtonin me forcë në kordonin e policisë. Në atë moment, u hodh gaz lotsjellës dhe deri në atë moment policia nuk kishte as dëshirë e as vullnet për të kundërshtuar qytetarët në çfarëdo mënyre.”
Mitropoliti i Malit të Zi, Joanikije, u shugurua një ditë më parë në Cetinë të Malit të Zi.Cermonia u shoqeruar me disa incidente ku mbeten te plagosur dhjetra persona.