minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dialogu, Lajçak zbulon vendin ku do të mbahet takimi i radhës Kurti-Vuçiç

0
Dialogu, Lajçak zbulon vendin ku do të mbahet takimi i radhës Kurti-Vuçiç

I dërguari posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zbuluar se takimi i radhës Kurti-Vuçiç do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një fotoje nga takimi zyrtar me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiç. Ai shpreh mirënjohjen ndaj Maqedonisë së Veriut dhe shton se pjesë e diskutimit ishin çështjet thelbësore për të ardhmen europiane të këtij vendit.

 

“Pata një takim të shkëlqyer me Zv. Mariçiç. I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë ndaj dialogut dhe pres me padurim takimin e radhës të dialogut në Ohër më vonë këtë muaj. Ne diskutuam gjithashtu çështje thelbësore për të ardhmen evropiane e Maqedonisë së Veriut”, shkroi Lajçak në Twitter.

 

Advertisement

 

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilluan disa ditë më parë takimin e tyre të gjashtë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. As ky takim i ndërmjetësuar nga BE, nuk u finalizua me një marrëveshje zyrtare mes dy vendeve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit