“Djali u zgjua dhe më pyeti për shokët”/ Prek babai i nxënësit të plagosur: I thashë jetojnë në parajsë

Babai i nxënësit të plagosur në tragjedinë e djeshme në Gllogjan , ka bërë një postim prekës për djalin e tij dhe bashkëmoshatarët e tij, që vdiqën pas një sulmi të armatosur në drejtim të një autobusi në Deçan.

 

Ai ka njoftuar se djali i tij është zgjuar, por që atij i ka dhënë lajmin e kobshëm për vdekjen e shokut dhe shoqes së tij, teksa u ka shprehur ngushëllime familjeve të personave që vdiqën gjatë këtij sulmi me armë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot djali im u zgjua, por pa shoqen e shokët e tij që ishte ulur në autobus me ta. Më pyeti a kanë shpëtuar, u desh ti them se ata jetojnë në parajsë” shkruan babai i të plagosurit në Gllogjan.