“Dje festoi ditëlindjen, sot vdiq”, gjyshi i 15-vjeçarit në Greqi: Po bënte selfie kur ra nga kati pestë

Detaje të reja dalin lidhur me vdekjen tragjike të adoleshentit 15-vjeçar në qytetin e Aleksandhrupolis këtë të shtunë në Greqi.

Adoleshenti fatkeq humbi jetën, pasi ra nga tarrca e katit të pestë të pallatit ku banonte.15-vjeçari kishte shkuar në tarracë për të ndihmuar babanë e tij, i cili po kryente disa punime në soletë.

Vdekja e 15-vjeçarit ka tronditur komunitetin në qytet, ndërsa familja e tij është pikëllkuar nga humbja e papritur. Ndërkaq gjyshi i 15-vjeçarit ka folur për Star Tv .

Ai ka thënë se ndihet i shkatërruar nga vdekja e nipit, ndërsa zbuloi se adoleshenti humbi ekulibrin dhe ra në momentin që po bënte selfie me telefon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

15-vjeçari kishte ditëlindjen një ditë para tragjedisë

“Mbrëmë kishte ditëlindjen. Folëm, e urova  në anglisht dhe në greqisht. Ai po qeshte, “gjyshi  do të vij të të përqafoj, të të puth për fjalët e mira që më thua”, tha mes lotësh i moshuari./vizionplus.tv.