
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun Petar Petkoviç, ka deklaruar se Beogradi do të vazhdojë të mbështesë komunitetin serb në Kosovë financiarisht edhe pse Banka Qendrore e Kosovës ndaloi përdorimin e dinarit.
“Shteti i Serbisë do të vazhdojë të paguaj rregullisht pagat, pensionet, sigurimet shoqërore dhe të gjitha përfitimet e tjera, dhe kështu do të mbetet.”
Petkoviç Prishtinen pretendoi s në të gjitha takimet “ka refuzuar çdo propozim konstruktiv të Beogradit per ceshtjen e dinarit.
“Në shtatë raunde negociatash ne Bruksel , Prishtina hodhi poshtë çdo propozim konstruktiv nga Beogradi.Qëllimi i vetëm i Kurtit është dëbimi i popullit serb nga Kosova duke shkaktuar një fatkeqësi humanitare. Kurti kërcënoi funksionimin e spitaleve, kopshteve dhe shkollave”.
Dialogu mes prishtines dhe Beogradit vijojn të jenë në ngërc, pavarësisht thirrjes se Brukselit dhe Uashingtonit per zbatimin e marrveshjeve./vizionplus.tv