
Sot, në Kuvendin e Malit të Zi, është dorëzuar mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë se drejtuar nga Zdravko Krivokapiç.
Lajmin e bëri të ditur lëvizja qytetare “URA” e udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç.
Advertisement
“Kjo nismë do të tregojë nëse qeveria aktuale e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve, apo do te preferojnë modelin e propozuar për krijimin e një qeverie të pakicës”, thuhet në njoftimin e lëvizjes.
Abazoviç ka propozuar formimin e një qeverie të pakicës si model për tejkalimin e krizës politike. Por, kryeministri Krivokapiç e kundërshtoi ashpër nismën, duke e cilësuar atë si mashtrim.
Advertisement