minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Dorëzohet” Vuçiç; në 1 shtator nis zbatimi i i vendimit të Kosovës për targat

0
“Dorëzohet” Vuçiç; në 1 shtator nis zbatimi i i vendimit të Kosovës për targat

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha sot nga Beogradi se nga 1 shtatori do të nisë zbatimi i vendimit të Kosovës për targat serbe.

 

Vuçiç pohoi se për targat dhe dokumentet e identifikimit nuk u gjet një marrëveshje mes dy vendeve çka do të thotë se më 1 shtator nis zbatimi i vendimit të qeverisë së Prishtinës edhe pse ai kërkoi që të përjashtohen serbët që jetojnë në Kosovë.

 

Advertisement

ALEKSANDAR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

 

Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se do të fillojë së zbatuari më 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim.

Advertisement

 

Sa i përket dokumenteve personale ai tha se shpreson për garanci nga BE -ja se çdo serb që jeton në Kosovë do të mund të hyjë apo të dalë në Serbi pa pengesë me dokumente serbe dhe jo me ato të lëshuara nga Prishtina.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

Advertisement

PRESIDENTI I SERBISË

 

Ne jemi të gatshëm të pranojmë se përdorimi i letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, për shkak të lirisë së lëvizjes, dhe jo si ndonjë njohje e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme. Kosova, nuk e paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si devijim nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

 

Advertisement

Vuçiç tha se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve. Ai bëri të qartë se Beogradi nuk e diskuton fare njohjen.

 

Më tej presidenti serb shtoi se nëse Bashkimi Europian do vazhdimin e negociatave Prishtinë-Beograd, çështja e krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë në tavolinë, në të kundër nuk do të ketë asnjë diskutim.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit