Dy fëmijët e Liridona dhe Naim Murselit kanë udhëtuar drejt Suedisë, të shtunën, më 9 dhjetor.

Sipas Klan Kosova, shteti suedez i ka marrë në mbrojtje dy të miturit, pasi kanë nënshtetësi suedeze.

Liridona Ademaj Murseli u vra më 29 nëntor në Prishtinë në rrugën “Dalip Alshiqi”.

Si i dyshuar për këtë vepër është arrestuar edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe tre persona të tjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ditën e djeshme, më 9 Dhjetor u arrestua Tomë Dodaj nga Gjakova, personi i katërt i përfshirë në ngjarje, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe ekzekutuesit të dyshuar Granit Plavës. /vizionplus.tv