Një aksion në qendër të Beogradit u finalizua me arrestimin e18 personave, të cilët dyshohet se po planifikonin vrasjen e presidentit  Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Sipas mediave, bëhet fjalë për anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal të quajtur “Vraçarci”.

 

Gjatë kontrollit të më shumë se 50 zonave si dhe makinave të përdorura nga të dyshuarit u sekuestruan një sasi të madhe armësh zjarri, para, si dhe .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas shërbimeve të sigurisë serbe, kreu i këtij grupi të organizuar kriminal dhe anëtarë të rëndësishëm janë në arrati  në Republikën Dominikane dhe Spanjë, teksa disa të tjerë janë arrestuar.

 

Grupi, pjesë e klanit Kavaç, akuzohet për vrasje, tentativë për vrasje dhe rrëmbime.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministrja Ana Brnabiç tha se pavarësisht operacionit të suksesshëm asgjë nuk ka mbaruar ende.  Ajo shtoi se rreziku për jetën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk ka kaluar, sepse “organizatorët janë ende të lirë”.