
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj këtë të shtunë.
Një 15-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa po ndihmonte babanë e tij për të bërë disa punime në soletën e pallatit ku jetonin.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Aleksandhrupolis. Siç raportojnë mediat greke, adoleshenti ra nga tarraca e katit të pestë.
Pavarësisht ndihmës mjekësore që mori, 15-vjeçari dha frymën e fundit në spitalin e Aleksandhrupolis.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ngjarja ka ndodhur teksa 15-vjeçari po punonte me të atin në tarracën e pallatit pesëkatësh, ku ndodhet apartamenti familjes. Për një arsye ende të panjohur, ai humbi ekuilibrin dhe ra./vizionplus.tv/