Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e djeshme në bulevardin “Ermou” në Athinë.

Mediat greke bëjnë me dije se një emigrant 42-vjeçar nga Irani sulmoi me thikë në mes të bulevardit një studente 22-vjeçare. Mësohet se 22-vjeçarja e cila punonte gjithashtu në një dyqan afër zonës ku ndodhi ngjarja kishte dalë për kafe momentin që u sulmua nga emigranti.

E reja ndodhet aktulisht në spitl, në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi është qëlluar dy herë me thikë. Për sa i përket autorit, policia greke thotë se është arrestuar dhe se rezulton të jetë një person që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Burime për protothema.gr bëjnë me dije 22-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni të ndërlikuar dhe në orët në vijim pritet të dalë një njoftim i ri nga spitali në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kronika e sulmit / Çanta e shpinës i shpëtoi jetën 22-vjeçares

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Ermou dhe Fokionos, kur autori, sipas dëshmitarëve okularë, i është afruar të resë dhe e ka goditur me thikë pas shpine. Ajo që e shpëtoi vajzën ishte çanta e shpinës, e cila e shtyu thikën mënjanë dhe jo drejt zemrës.

Autori ka kapur mat të renë përballë dhjetëra kalimtarëve. Më pas ai e goditi dy herë me thikë afër zemrës, duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe, dy plagët ishin katër gishta të thella. 22-vjeçarja është rrëzuar e përgjakur pranë dyqanit të veshjeve ku punonte.

Çfarë tha autori

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“ Vajza është spiune dhe po më shikonte. E godita me thikë për ta shmangur ”, thuhet se i ka thënë autoriteteve sulmuesi, i cili thuhet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.