Në vizitën e tij të parë zyrtare në Mal të Zi, presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka mbërritur në Podgoricë, i shoqëruar nga zonja e parë, ministri i Tregtisë dhe ai i Kulturës e Turizmit.

Në aeroportin e Podgoricës ai u prit nga zëvendëskryeministri malazez Dritan Abazovic.

Me pas kreu i shtetit turk u prit nga homologu Milo Gjukanovic në qytetin Cetinje, ish -kryeqyteti mbretëror i Malit të Zi.

Gjatë takimeve ballë për ballë me zyrtarët më të lartë malazezë, janë vendosur në fokus  marrëdhëniet dypalëshe si dhe hapat që do të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sarajeva ishte ndalesa e parë e turneut të presidentit Erdogan në Ballkanin Perëndimor. Ai deklaroi se sovraniteti i Bosnje Hercegovinës është kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ekspertët i lexojnë këto vizita si një përpjekje e Turqisë, për të forcuar shtrirjen gjeopolitike në vendet e Ballkanit Perëndimor.