Escobar dhe Lajçak diskutojnë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë takimit me të dërguarin e veçantë të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarin, kanë diskutuar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

 

“Bashkë me ekipet tona, ne e kaluam ditën e djeshme në një diskutim të thellë për dialogun, gjendjen aktuale dhe rrugën përpara, si dhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në Tëitter për takimin e tyre të 22 gushtit në Bruksel.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

BE-ja ndërmjetëson prej më shumë se dhjetë vjetësh në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës në fund të majit, BE-ja ka kërkuar vazhdimisht shtensionimin e menjëhershëm të situatës dhe kthimin në dialog.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkë me konstatimin se Qeveria e Kosovës i ka injoruar kërkesat e saj, BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në fund të qershorit, në formë të pezullimit të përkohshëm të punës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Po ashtu, prezenca e Kosovës në organizimet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale është pezulluar.

 

Në tentim për t’i ulur tensionet në veri, Lajçak dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, arritën marrëveshje për shtensionim të situatës në veri më 10 korrik, në Bratisllavë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç hapave konkretë që kanë të bëjnë me tërheqjen e policisë nga dhe rreth ndërtesave komunale në veri dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, BE-ja theksoi edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të dala nga dialogu.

 

Shtensionimi i situatës në veri dhe kthimi në dialog janë kërkesa edhe të shteteve perëndimore ndaj Kosovës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë një bisede me gazetarët në Prishtinë, më 16 gusht, tha se kërkesat e vendit të tij ndaj Qeverisë së Kosovës nuk kanë të bëjnë me presion./rel