Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur këtë të premte në selinë e qeverisë, të dërguarit e posaçëm amerikan dhe europian Gabriel Escobar e Miloslav Lajçak si dhe këshilltarët e presidentit francez Emanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz si dhe atë të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni.

 

Takimi i diplomatëve të lartë me kryeministrin Kurti vjen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shtuar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje mes dy vendeve sa më parë të jetë e mundur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, diplomatët do të udhëtojnë drejt Beogradit për të njëjtin qëllim. Vetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç dje nga Davosi tha se e pret një takim i vështirë me 5-shen e zyrtarëve, pasi presioni mbi Serbinë sipas tij po vjen duke u shtuar.

 

Tre ditë më parë Prishtinën dhe Beogradin e vizitoi Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Ai shprehu mbështetjen e Uashingtonit për planin franko-gjerman në arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Chollet tha se liderët e të dyja vendeve duhet të marrin vendime të vështira dhe të guximshme. Gjithashtu i tërhoqi vëmendjen Kosovës se çdo marrëveshje e nënshkruar duhet të zbatohet. Dhe fjala ishte për asociacionin e komunave serbe, që sipas Prishtinës zyrtare, është antikushtetues.