
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë Prishtinën këtë javë për të biseduar me kryeministrin e Kosovës dhe aktorët e tjerë për dialogun si dhe çështjen e dinarit
“Vizita do të ritheksojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e synojnë integrimin euroatlantik dhe një bashkëpunim më të thellë rajonal”, u shpreh Departamenti i Shtetit në njoftimin që konfirmoi vizitën.
Escobar do të mbërrijë në Prishtinë në një kohë kur marrëdhëniet e Uashingtonit me qeverinë e Albin Kurtit janë tensionuar për shkak të ndalimit të dinarit serb.
Kosova ka shpërfilllur deri tani paralajmërimet e ndërkombëtarëve për të bërë një hap pas./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";