Foto-Adriana Matoshi rikthehet në Kuvendin e Kosovës pas operimit nga tumori në tru/ Pritet me duartrokitje

Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, i është rikthyer Kuvendit të Kosovës pas ndërhyrjes së kryer për largimin e tumorit në tru.

 

Ajo është parë në seancën e së premtes, ku është mirëpritur ngrohtë nga kolegët e saj të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët e kanë përshëndetur dhe uruar për tejkalimin me sukses të operacionit. E veshur me një fustan të zi dhe me një shami me fjongo të hirtë, deputetja e Kuvendit të Kosovës është dukur mjaft bukur gjatë seancë

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, Adriana Matoshi, deputetja jonë e nderuar. Ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë, por ia ka dalë jo vetëm pse vet është e fuqishme, po pse edhe në çdo moment e në çdo sekondë kemi qenë me ty. Kështu që, në emër të Kuvendit dhe të gjithë deputetëve të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, tha kryesuesi i seancës Glauk Konjufca, ndërsa kolegët nuk i kursyen duartrokitjet.