Frika e efektit “domino” në rajon, murtaja “paralizon” import-eksportin e bagëtive, masat drastike në Greqi dhe Rumani

Murtaja tek kafshët është kthyer në një problem shqetësues në të gjithë rajonin, teksa frika për një “efekt domino” sa vjen e rritet.

Këtë të premte, Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë bëri të ditur se ka ndaluar për tre javë të tjera kullotjen e bagëtive, duke iu kërkuar blegtorëve të tregojnë kujdes për shkak të shpërndarjes në një kohë të shpejtë të murtajës.

Në këtë mënyrë është “paralizuar” eksporti dhe importi i bagëtive, për të mbajtur të “izoluar” sëmundjen.

Sipas Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Sigurisë Ushqimore (ANSVSA) të Rumanisë, në vend janë regjistruar 37 raste aktive të sëmundjes, nga të cilat numri më i madh (34) është në Tulcea (në kufirin me Ukrainën), ndërsa një total nga 218.756 janë identifikuar dele dhe dhi të infektuara në vend.  Zyrtarët u bënë thirrje blegtorëve që të marrin të gjitha masat e nevojshme, veçanërisht për të ndaluar lëvizjen e kafshëve, për tre javët e ardhshme për të zhdukur murtajën e ripërtypësve të vegjël.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, murtaja ka prekur dhe mijëra bagëti në Greqi. Nga të dhënat zyrtare raportohet se janë asgjësuar 13 mijë bagëti të imta.

Ndërkohë, autoritetet kanë ndaluar për të paktën 1 javë eksport-importin e bagëtivë./vizionplus.tv