
Babai i 20-vjeçares që u mbyt nga bashkëshorti i saj grek në sy të foshnjes 11-muajshe, ka hedhur dyshime se Babis Anagnostopulos mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme.
Ai u shpreh se piloti ishte shumë frikacak, teksa përmendi se ai e vrau të bijën teksa flinte.
Advertisement
David Crouch foli edhe për mbesën e tij, Lydia, për të cilën tha se qëllimi kryesor është që ta rrisë që të duket “si e ëma e tij”.
“Vajza është mirë dhe e lumtur, është me gjyshen e saj. Të gjithë e duan. Është me Susan, ajo e merr dhe e nxjerr për shëtitje të shkurtra. Gjithçka që dua të bëj është të kujdesem për mbesën time dhe ta rris atë që të duket si nëna e saj,” ka thënë ai.
Advertisement