
Një burrë u gjet i vdekur pas fundosjes së një varke me emigrantë në Gavdos, ndërsa dy persona mbeten të zhdukur.
Sipas autoriteteve greke, anija u mbyt 21 milje detare në jug të ishullit. Anija u pikas më herët gjatë ditës së gjysmë e zhytur nga një dron Frontex.
Menjëherë, siç mediat vendase shkruajnë, autoritetet nisën një operacion kërkimi- shpëtimi.
Gjatë operacionit u shpëtuan 97 emigrantë. Siç rezultoi nga deklarimet e tyre, tre persona rezultojnë të zhdukur, ku kërkimi ka vijuar me dy mjete të rojes bregdetare, gjashtë anije lundruese dhe një helikopter të Marinës. Një nga të zhdukurit u gjet i vdekur./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";