minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gjermania ultimatum Serbisë: Ose me Bashkimin Evropian ose me Rusinë

0
Gjermania ultimatum Serbisë: Ose me Bashkimin Evropian ose me Rusinë

Gjermania po ushtron gjithnjë e më shumë presion ndaj Serbisë, për të mbajtur një qëndrim të qartë pro BE në lidhje me luftën në Ukrainë.

 

Mediat gjermane kanë raportuar se Beogradit i është bërë e qartë se duhet të zgjedhë mes anëtarësimit në Union apo partneritetit me Rusinë.

 

Advertisement

Nëse Aleksandër Vuçiç vendos të udhëheqë vendin e tij në drejtim të Bashkimit Evropian, ai ka mbështetjen e qeverisë gjermane. Nëse vendos të shkojë në anën tjetër, kjo do të ketë pasoja “ thuhet në një deklaratë të qeverisë gjermane .

Sakaq, sipas gazetës “Welt” Berlini ka paralajmëruar Vuçiç, se nëse Serbia nuk iu bindet sanksioneve të perëndimit.

 

Ndër të tjera mediat raportojnë se në Gjermani janë të zhgënjyer me faktin se Beogradi nënshkroi marrëveshjen me Moskën për politikën e jashtme.

Advertisement

 

Serbia është ndër të paktat vende në botë që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit