minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gjermania ultimatum Serbisë, Roth: Vuçiç të heq dorë nga agresioni

0
Gjermania ultimatum Serbisë, Roth: Vuçiç të heq dorë nga agresioni

 Berlini zyrtar i ka dërguar një tjeter ultimatum presidentit serb Aleksandër Vuçiç duke kërkuar që të heqë dorë menjëherë nga agresioni në veri të Kosovës.

 

Në kuadër të procesit të Berlinit që po zhvillohet në Tiranë, kryetari i komisionit për punët e jashtme në Bundestagun gjerman, Mikael Roth u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

 

Advertisement

MICHAEL ROTH

KRYETAR I KOMISIONIT PER PUNET E JASHTME, BUNDESTAG

“Jemi shumë të angazhuar me krizën serioze që vazhdon në rajon sa i takon kundërshtive mes Serbisë dhe Kosovës. Shpresoj shumë që presidenti serb Alexandër Vuçiç e ka marrë tashmë mesazhin se duhet ti japë fund menjëherë eskalimit të agresionit në veri të Kosovës.”

 

Advertisement

Sakaq, kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti në një deklaratë zyrtare shprehet se  pas sulmi terrorist serb të 24 shtatorit do të ketë një qasje të re për dialogun.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

Advertisement

“Qasja në proces duhet të jetë e balancuar, të respektohet dhe zbatohet në plotni Marrëveshja Bazike dhe aneksi i saj. Serbia të zmbrapset nga refuzimi publik dhe faktik i pjesëve të Marrëveshjes Bazike të cilat kanë të bëjnë me njohjen de-facto të Kosovës dhe integritetin tonë territorial.”

 

Kurti dhe Roth gjithashtu biseduan edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit