Forcat politike pro-ruse dhe pro-serbe rezultojnë fituese të zgjedhjeve vendore në 14 komuna në Malin e Zi , sipas rezultateve paraprake. Edhe pse koalicioni i mbledhur rreth partise se presidentit aktual Milo Gjukanoviç fitoi më shumë vota,  3 forcat politike “Fronti Demokratik”, “Demokratët” dhe partia e sapo themeluar “Evropa Tani”, mund të udhëheqin në koalicion paszgjedhor, në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.

 

Përveç Podgoricës, Partia Demokratike Socialiste me aleatët e saj  humbi Danilovgradin, Kolashinin, Zhablakun, Plevlen, ndërsa arriti të mbajë pushtetin në Bijelo Pole dhe Tivar. Sakaq, Fronti Demokratik pro-serb arriti ta ruaj pushtetin absolut në qytetin bregdetar, Budva.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zgjedhjet u konsideruan si shumë të rëndësishme, pasi vunë përballë dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi. Në njërën anë ishin partitë pro-europiane të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual, Milo Gjukanoviç dhe në anën tjetër partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb dhe pro-rus. Ndërkohë drejtuesi I levizjes Ura Dritan Abazovic  për zgjedhjet  në një status në Tëitter.Të gjithë duam të shohim një shoqëri demokratike, është mirë të çmonopolizohet skena politike”,- ka shkruar ai.

 

Zgjedhjet  në Mal të Zi  mbahen në kulmin e krizës politike në vend, kur qeveria në largim e kryeministrit Dritan Abazoviq humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re. Ato konsiderohen  një test për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";