Gjykata Speciale në Hagë refuzon kërkesën e ish-presidentit/ Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykatës Speciale në Hagë ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga ish-presidenti Hashim Thaçi më 21 gusht kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Në daljen e tij para gjykatës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzat që i ngarkohen. Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi do të mbahet më 29 tetor.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit janë ngritur akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";