
Vrasja e 20-vjeçares greke nga tre grabitës, të cilët kishin hyrë në shtëpinë e saj për të vjedhur, tronditi mëngjesin e së martës Greqinë.
Mediat vendase kanë publikuar një moment prekës, ku shihet një polic teksa në krahët e tij mban foshnjën 11-muajshe të viktimës.
Grabitësit, të cilët arritën të merrnin 15,000 euro dhe të gjitha bizhuteritë, torturuan dhe mbytën 20-vjeçaren pranë krevatit të foshnjës së saj 11-muajshe.
Advertisement
Sipas hetimeve, rezultoi se kamerat e sigurisë dhe alarmi i shtëpisë ishin të fikura nga grabitësit, në mënyrë që mos të zbuloheshin fytyrat dhe veprimet e tyre.