
Pothuajse dy muaj pas rinisjes së kontakteve eksploruese midis Greqisë dhe Turqisë, dy vendet ranë dakord të rinisin bisedimet në 16 mars në Athinë.
Qeveria greke i kishte sugjeruar diplomacisë turke që takimi i dy delegacioneve të mbahej në javën e parë të marsit. Por përfundimisht bisedimet jozyrtare mbi caktimin e zonave detare midis dy vendeve do të zhvillohen në 16 mars.
Advertisement
Përgjigja nga Turqia erdhi të mërkurën pasdite, përmes ambasadës turke në Athinë. Takimi i mëparshëm u zhvillua në janar 2020 në Ankara.