Greqia e vendos: Nga e hëna asnjë i pavaksinuar nuk futet dot në lokale, kinema, teatro, muze dhe palestra


Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi në një fjalim drejtuar kombit kufizime të reja për të pavaksinuarit.

 

Nga e hëna, ata që nuk janë të imunizuar nuk do të mund të hyjnë më në “vendet e mbyllura” publike, duke përfshirë restorantet, kinematë, teatrot, muzetë dhe palestrat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për më tepër, ekzekutivi vendosi të reduktojë kohëzgjatjen e lejes së gjelbër në 7 muaj për personat që janë mbi 60-vjeç për t’i inkurajuar ata që të marrin dozën e tretë sa më shpejt të jetë e mundur.

 

“Greqia mban zi për viktimat e shmangshme sepse thjesht nuk ka përqindjen e vaksinimeve të vendeve të tjera evropiane”, tha kreu i qeverisë së Athinës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";