Greqia feston ditën e “JO-së”/ Mistotakis: Jemi më të fortë gjeopolitikisht

Greqia shenon 81-vjetorin e festës kombëtare të “Jo”-së.

Pavaresisht pandemise dhe masave të marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në rrugët e qyteteve më të mëdha u zhvilluan aktivitete  të ndryshme dhe parada.

Në Selanik, u zhvillua parada e madhe e ushtareve ku ,përveç avionëve luftarakë dhe helikopterëve të teknologjisë së fundit, në qiell fluturoi edhe avioni  historik “Spit fire”  i Forcave Ajrore Greke, një avion i rindërtuar i Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri grek  Kiriakos Mitsotakis duke uruar qytetarët theksoi se tashmë Greqia është më e fortë ekonomikisht edhe gjeopolitikisht për të mbrojtur sovranitetin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

KIRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTER NE GREQI

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Greqia është më e fortë gjeopolitikisht me Forcat e Armatosura të modernizuara, me aleancat ndërkombëtare, një vend që shtrin dorën e miqësisë për të gjithë, por në të njëjtën kohë është një vend që mund  të mbrojë sovranitetin dhe të drejtat e tij sovrane. “

 

28 tetori i vitit 1940 njihet si dita e “JO”-së së Greqisë duke shënuar fillimin e luftës. Italia sulmoi Greqinë përmes Shqipërisë, por  u befasua nga kundërpërgjigja kur Greqia hodhi poshtë një ultimatumin per te lejuar futjen e trupave pushtuese. Që atëherë kjo dite ne Greqi eshte feste kombetare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";