Zjarret shkatërruese në Greqi do të shkatërrojnë më shumë se 150.000 hektarë tokë deri në fund të verës, vlerësoi më 31 gusht kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili fajësoi krizën klimatike për katastrofën me zjarre.

Ashtu si shumë vende rreth Mesdheut, Greqia është përfshirë nga zjarret masive që nga fillimi i verës. Deri më tani është raportuar për 26 njerëz të vdekur nga zjarret pyjore të shkaktuara nga kushtet e thata, erës dhe nxehtësisë.

Një zjarr masiv në pyllin e Dadias, të cilin Bashkimin Evropian e ka cilësuar si zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë në bllokun evropian, po vazhdon të digjet për të 13-tën ditë.

Zona e djegur nga zjarret “do të kalojë 1 miliard e 500 milionë metra katrorë (apo 150 mijë hektarë), tha Mitsotakis në parlament.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“A është kriza klimatike alibi për gjithçka? Jo, nuk është alibi, por është pjesë e interpretimit”, tha ai.

Rreth 600 zjarrfikës, të mbështetur nga dhjetë avionë dhe shtatë helikopterë, po luftojnë me zjarrin, i cili shpërtheu më 19 gusht në një pyll të mbrojtur nga rrjeti evropian Natura 2000 dhe një habitat për shpendët grabitqarë.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha më 29 gusht se zjarri në Dadia është “zjarri më i madh i regjistruar ndonjëherë në BE”.

Blloku evropian dërgoi së fundmi 11 avionë, një helikopter dhe 407 zjarrfikës nga flota evropiane për ta ndihmuar Greqinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky zjarr ka djegur më shumë se 81.000 hektarë deri më sot, sipas Observatorit Evropian Copernicus, një hapësirë më e madhe sesa qyteti i Nju Jorkut.

Zjarrfikësit janë duke luftuar me zjarret në rajonet ku ato mbeten aktive, sipas autoriteteve.

Në korrik, kur Greqia u godit nga një valë e zgjatur e të nxehtit me temperatura që arrinin 46 gradë Celsius në jug të vendit, shpërthyen zjarre të shumta në pyje. Zjarret më të mëdha prekën ishujt turistikë të Rodosit dhe Korfuzit./R.E.L

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";