
Burri 32-vjeçar rrëfeu detaje nga ngjarja tronditëse që ndodhi në Greqi pak ditë më parë, ku gruaja e tij u torturua dhe u mbyt nga grabitësit.
Ai përshkroi edhe një herë momentet dramatike dhe zbuloi se nuk e dinte që gruaja i ishte vrarë, derisa policia mbërriti në shtëpi.
“Ata na lidhën dhe pastaj ne iu treguam ku ishin paratë. Më pas, nuk kujtoj asgjë. E kuptova që gruaja ime kishte vdekur kur policia erdhi dhe më la të lirë . Për fat të mirë, vajza ime është mirë. Kushdo që di diçka, jam i sigurt se do të ndihmojë. Punonjësit e policisë po punojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje për të gjetur autorët”, tha ai për mediat greke.
20-vjeçarja Caroline u mbyt në mënyrë barbare nga hajdutët që ishin futur në shtëpinë e saj dhe trupi i saj i pajetë u la pranë foshnjes.