
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj së bashku me dy liderët e opozitës Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës kanë qenë mëngjesin e sotëm në një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Haradinaj është larguar i pari nga takimi, ndërsa në një postim në rrjetin social Facebook ka dhënë edhe arsyet e këtij vendimi.
Ai shkruan se Kurti nuk po i sqaronte ata se përse kishte prishur raportet me SHBA në një moment delikat për Kosovën.
“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, shkruan Haradinaj.