Dalin detaje të reja nga vrasja e gazetarit grek te kronikës se zezë, Jorgos Karaivaz, i cili u qëllua pasditen e të premtes, shumë pranë banesës së tij në Athinë. Pas ekspertizës përfundimtare, rezultoi se 46-vjeçari u qëllua me 10 plumba.

 

Sipas të dhënave të policisë, autorët mbërriten në vendin e ngjarjes dhjetë minuta para gazetarit dhe pritën që ai të parkonte makinën për ta ekzekutuar. Ndërkohë dyshohet se një grup i dytë i ka informuar ekzekutoret për rrugën që ndiqte 46-vjeçari për të shkuar në banesë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas autoriteteve, autorët dyshohet të jenë të huaj dhe vrasës më pagesë. “Ekzekutorët ndoshta nuk dinin as kush ishte viktima e tyre”, tha një zyrtar i policisë, ndërsa nuk përjashtohet që ata të jenë larguar tashmë nga Greqia.

 

Besohet se krimi lidhet me detyren e Karaivaz si gazetar i kronikës së zezë. Dikush që mund të jetë frikësuar me diçka që 46-vjeçari ka publikuar tashmë ose me diçka që po studionte dhe do ta botonte në të ardhmen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arsyeja e përzgjedhjes së tij mund të fshihet edhe pas raportimeve që gazetari ka bërë kundër policisë ku ngrinte dyshime për përfshirjen e zyrtarëve në krime.