Hovenier: SHBA-ja, partnere e palëkundur e Kosovës

Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara janë dhe do të vazhdojnë të mbeten partner i palëkundshëm i Kosovës.

 

Ai i bëri këto komente pas pasi i dorëzoi letrat kredenciale presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shtetet e Bashkuara janë partneri i palëkundshëm i Kosovës dhe kjo do të vazhdojë. Një përkushtim që dua të ndaj me ju, është përkushtim nga ambasada e Shteteve të Bashkuara; para se gjithash dhe mbi të gjitha ne jemi miqtë tuaj, ne jemi në anën tuaj, ne do të punojmë me ju, qeverinë tuaj, njerëzit tuaj, shoqërinë civile, qytetarët, për të çuar përpara përparësitë që përfshijnë promovimin e demokracisë, që përfshijnë mbështetjen e mëtejshme për zhvillimin e institucioneve të pavarura, gjyqësorit dhe sundimit të ligjit, që janë aq të rëndësishme sikurse janë përpjekjet tona të vazhdueshme globale për të luftuar korrupsionin dhe për të vendosur drejtësi dhe në këtë rast drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai duke nënvizuar se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e qeverisë së Kosovës për t’u afruar me institucionet evropiane dhe euroatlantike