Humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se i riu humbi jetën mëngjesin e kësaj të premte si pasojë e një aksidenti rrugor.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor në Nea Erithrea. Në rrethana që ende nuk dihen, motoçikleta që drejtonte 22-vjeçari shqiptar u përplas me makinën e drejtuar nga një 63 vjeçar grek.

Si pasojë e aksidentit 22-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";