
Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnja, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk janë në listën e vendeve, që u kufizohet hyrja për në Malin e Zi.
Ministria e Jashtme në Shqipëri njoftoi se qytetarët që lëvizin nga shtetet e mësipërmendura nuk do të duhet të tregojnë në kufi as dokument vaksinimi, as test PCR negative apo as dokument ku vërtetohet se është kaluar sëmundja e koronavirusit.
Për shtetet e tjera, këto masa do të hyjnë në fuqi në datën 21 shtator.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton për masat e reja të vendosura për hyrjen në Malin e Zi, si pasojë e përkeqësimit të situatës së pandemisë.
Duke filluar nga data
21 shtator, qytetarët e vendas dhe të huaj do të lejohen të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse: Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
kanë dokument ku vërtetohet se kanë kryer vaksninën kundër COVID-19;
kanë një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë;
kanë dokument ku vërtetohet se kanë kaluar COVID-19.
Këto masa nuk do të aplikohen për shtetasit nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnja, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.” Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";