Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kanë dalë këtë të martë para Gjykatës në Hagë.

Në konferencën e tretë mbi ecurinë e çështjes, pala mbrojtëse e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkoi që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ta dorëzojë sa më shpejtë dosjen paraparake, në mënyrë që ata të mund të përgatiten për hetimin.

Avokati i Veselit, Ben Emmerson kërkoi që dorëzimi i kësaj dosjeje të ndodhë në fillimit të prillit.

“Keqsjellje apo strategji kur ato shohin se e pengojnë administrimin e drejtësisë, nuk ka asgjë të personalizuar, Prokuroria nuk i ka përmbushur standartet bazë të sjelljes së vet. Nuk është sjellje etike nga ana e tyre, që nuk i lejohet të ketë mjetet dhe mbrojtjen e vazhdueshme, prokuroria jo se e ka bërë me keqbesim, por nga entuziazmi për projektin e tyre kanë humbur objektivin e funksionit të tyre kryesor. Prokurori na thotë që nuk ka nevojë që mbroja të dijë akuzat deri në nisjen e gjykimit me pretendimin se kështu mbrohen dëshmitarët.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.