Mikja e Caroline, 20-vjeçarja që u mbyt nga bashkëshorti i saj në Greqi, ka zbardhur disa detaje nga marrëdhënia e çiftit. Ajo shprehet se viktima i kishte thënë që ishte shumë e dashuruar me Babis.

 

E tronditur nga ngjarja, ajo deklaroi se mikja e saj ishte në një lidhje me Babis që në moshën 16 vjeçe.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jam e tronditur nga ky krim. Caroline ka qenë me Babis që kur ishte 16 vjeç. Ajo gjithmonë më thoshte sa ishte e dashuruar dhe se Babis ishte njeriu i jetës së saj. Ajo që uroj është që shpirti i saj të pushojë. Unë jam shumë e trishtuar. Në Greqi kemi ligje, ai do të qëndrojë në burg.”

 

32-vjeçari u vizitua dy ditë më parë në qeli nga vëllai i tij. Në takimin që zhvilloi me të, mësohet se piloti i kërkoi librin “Origjina e gjithçkaje”, një libër për civilizimin njerëzor nga Big Bang deri në ditët e sotme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";