Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, qeveria merr masa për të përballuar fluksin e emigrantëve

Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të përballuar fluksin e emigrantëve.

 

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministrja Giorgia Meloni tha se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 6 muaj. Ky vendim u sugjerua nga ministri i mbrojtjes, për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi, kryesisht ditët e fundit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të përballuar fluksin, janë vënë në dispozicion 5 milionë euro nga buxheti i shtetit. Me gjendjen e jashtëzakonshme, mund të zbatohen procedura dhe veprime më të shpejta, për të ofruar zgjidhje për pritjen e emigrantëve në një kohë të shkurtër. Njëkohësisht do të forcohen strukturat që synojnë riatdhesimin e personave, që nuk kanë të drejtë qëndrimi në Itali.

 

Që nga fillimi i vitit, rreth 31 mijë emigrantë janë shpëtuar nga anijet ushtarake italiane. Vetëm ditët e fundit, 26 varka me emigrantë arritën në Lampedusa, një ishull i vogël italian në jug të Siçilisë. Objekti në Lampedusa, i cili strehon emigrantët në mënyrë që ata të mund të identifikohen përkohësisht si hapi i parë drejt çdo aplikimi për azil, ishte i mbingarkuar me mbërritjet e tyre. Moti i mirë ka shtyrë më shumë njerëz, kryesisht nga Tunizia, të marrin rrugën që lidh Afrikën e Veriut me brigjet e Lampedusa-s dhe Siçilisë në Mesdheun qëndror.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";