Kancelari gjerman Olaf Scholz bashkë me homologun e tij nga Mali i Zi, Milojko Spajić, diskutuan sot në Berlin për përparimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Scholz theksoi se Mali i Zi ka demonstruar përpjekje të rëndësishme dhe të vazhdueshme në forcimin e shtetit ligjor dhe mbajtjen e marrëdhënieve të mira me fqinjët, duke e bërë këtë vend një kandidat të fortë për anëtarësim në BE, shkruan DW.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Scholz deklaroi se “asnjë vend në Ballkanin Perëndimor nuk e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian siç është rasti me Malin e Zi,” duke iu referuar reformave të fundit që ky vend ka ndërmarrë. Kancelari gjerman shtoi se është realiste të presim që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së brenda katër viteve të ardhshme, duke vlerësuar lart përpjekjet e vendit për të plotësuar kriteret e nevojshme.

“Asnjë nga vendet e shumta që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian nuk do të anëtarësohet vetëm për arsye gjeopolitike. Duhen plotësuar edhe parakushtet e BE në lidhje me shtetin e së drejtës, demokracinë, ekonominë e tregut dhe bashkëjetesën sociale. Jam i impresionuar me ambicien dhe shpejtësinë. Mendoj se kjo është një ambicie realiste dhe ne duhet të ofrojmë të gjithë mbështetjen për këtë”, tha kancelari gjerman.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Takimi mes dy liderëve shërbeu edhe për të thelluar marrëdhëniet bilaterale, ku u diskutuan marrëveshje të ndërsjella si njohja e patentave të shoferëve dhe bashkëpunimi kulturor.

Scholz theksoi gjithashtu rëndësinë e Mali i Zi si një faktor stabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Spajiç ndodhej në vizitën e tij të parë në Berlin. Të premten ai pati disa takime në parlamentin gjerman, Bundestag, si edhe me kreun e partisë më të madhe të opozitës, CDU/CSU, Friederich Merz.