Kancelari gjerman Scholz javën tjetër takohet me Kurtin dhe Vuçiç

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të pres në takime kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiç, më 4 maj, ka njoftuar Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Qeverisë Federale gjermane.

 

Kjo zyrë ka paralajmëruar se kancelari Olaf Scholz, “do të mirëpres kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Kancelarinë Federale”, në orën 15:00 të datës 4 maj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Fokusi i diskutimit të përbashkët do të jetë koordinimi i mëtejshëm mbi luftën dhe agresioni rus kundër Ukrainës, si dhe për çështjet dypalëshe dhe rajonale”, thuhet në njoftimin e kësaj zyreje.

 

Në një takim tjetër të ndarë kancelari gjerman Scholz do ta pres edhe presidentin serb,Alleksandar Vuçiç. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u takuan për herë të parë më 15 qershor të vitit 2021 në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Takimi i dytë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit ndodhi më 7 korrik 2021 dhe që atëherë nuk ka pasur takime të reja në nivel të lartë./R.E.L