E enjtja solli një katastrofë natyrore për Preshevën, kur u godit nga stuhi shiu, që sollën përmbytje e dëme të mëdha.

 

Disa foto u ndanë në rrjetet sociale nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai drejtoi një thirrje për ndihmë nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa vuri në dukje se hapi i parë është hedhur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

 

“Presheva u godit nga një katastrofë natyrore mbrëmë. Dëmet e shkaktuara në infrastrukturë, biznese familjare dhe shtëpi janë të mëdha. Prandaj Preshevës i nevojitet ndihmë. I duhet përkrahje. Inkurajoj të gjithë përfaqësuesit institucional në Kosovë e Shqipëri, t’i gjenden pranë Preshevës dhe qytetarëve të saj. Katastrofat natyrore nuk mund t’i ndalim edhe sikur të bëhemi gjithë bashkë. Por solidarizimin dhe mbështetjen konkrete për riparimin e gjendjes së shkaktuar, mbështetjen e familjeve dhe bizneseve të dëmtuara, mundemi! Tirana, kryeqyteti jonë i përbashkët, bëri hapin e parë. Faleminderoj kryebashkiakun Veliaj. Le të bëhemi bashkë të gjithë. Të jemi pranë Preshevës e me Preshevën.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";